Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 55 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Zyrtare/ Partizani prezanton Altin Aliun, sulmuesi firmos kontratë 1+1

Zyrtare/ Partizani prezanton Altin Aliun, sulmuesi firmos kontratë 1+1

17:13, 24/07/2026

Partizani ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkaton e verës. Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor Altin Aliu, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Florin Bratu për sezonin e ri.

26-vjeçari vjen nga Malisheva, ku zhvilloi një sezon mjaft pozitiv me nënkampionët e Kosovës. Gjatë edicionit të kaluar, Aliu realizoi 8 gola dhe dha 3 asiste, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit.

Futbollisti nga Gjilani ka firmosur me Partizanin një kontratë me formulën 1+1 dhe do të provojë për herë të parë aventurën në kampionatin shqiptar.

Klubi kryeqytetas bëri të ditur se Aliu i është bashkuar menjëherë skuadrës në Pogradec, aty ku Partizani po zhvillon fazën përgatitore, dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu.

Me afrimin e Altin Aliut, Partizani vijon të përforcojë organikën në prag të nisjes së sezonit të ri, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese në garën për objektivat e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco