Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 55 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Zyrtare/ Kamer Qaka i jep fund aventurës te Partizani: U ndamë për arsye financiare

Zyrtare/ Kamer Qaka i jep fund aventurës te Partizani: U ndamë për arsye financiare

16:44, 24/07/2026

Kamer Qaka nuk është më futbollist i Partizanit. Mesfushori ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga klubi kryeqytetas, duke vërtetuar zërat e ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qaka zbuloi se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit është marrë me mirëkuptim mes palëve dhe lidhet me arsye financiare, një shpjegim jo i zakonshëm në raste të tilla.

“Klubi dhe unë kemi vendosur së bashku të ndërpresim kontratën për shkak të arsyeve financiare. Falënderoj shokët e skuadrës, trajnerët, stafin dhe të gjithë tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë. I uroj Partizanit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen”, shkroi mesfushori.

Me këtë njoftim mbyllet zyrtarisht aventura e Qakës me të kuqtë, ndërsa tashmë pritet të mësohet destinacioni i tij i ri në merkaton e verës.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco