Lazio ëndërron Evropën, Luis Alberto i mban 'gjallë', Hysaj shkëlqen si zëvendësues

Lazio ëndërron Evropën, Luis Alberto i mban 'gjallë', Hysaj shkëlqen si zëvendësues

09:54, 20/04/2024

Një fitore shumë të rëndësishme në këtë javë të Serie A siguroi edhe Lazio. Ekipi kryeqytetas mposhti Geona-n në transfertë me rezultatin 0-1. Ky trepikësh mban në lojë Lazio-n për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ai që bëri diferencën në këtë sfidë ishte goli i Luis Alberto-s në minutën e 67-të. Elseid Hysaj, anësori kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 36-të, duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6,5:

“U fut i ftohtë në fushë, në një moment të vështirë të ndeshjes. U përshtat shumë mirë. Në pjesën e dytë mori pjesë edhe në manovrat sulmuese duke u konfirmuar si një anësor me shumë kualitet”, shkruan TuttomercatoWeb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco