Rangnick refuzoi, Bayerni në sulm për trajnerin e Premier League

Rangnick refuzoi, Bayerni në sulm për trajnerin e Premier League

21:11, 02/05/2024

 

Refuzimi i Ralf Rangnick ka bërë që drejtuesit e Bayern Munich të ndryshojnë objektiv për pasuesin e Thomas Tuchel në pankinën e skuadrës bavareze.

65-vjeçari gjerman do të vijojë aventurën e tij te kombëtarja e Austrisë, që është pjesë e Euro 2024. Në grupin D me Francën, Holandën dhe Poloninë.

Për momentin, në krye të listës së dëshirave të drejtuesve gjermanë është Roberto De Zerbi. Nën kontratë me Brighton deri në 2026.
Për të liruar 44-vjeçarin italian nga drejtimi i skuadrës së Premier League, Bayerni duhet të paguajë 15 mln euro.

De Zerbi, një ndër trajnerët më të talentuar dhe guximtarë të brezit të tij, pëlqehet shumë për stilin sulmues që praktikon tek ekipet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco