Te Milani janë të zhgënjyer: Donim titullin

Te Milani janë të zhgënjyer: Donim titullin

10:19, 17/05/2024

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar.

Mesfushori holandez u përshtat shpejt në Itali dhe u kthye në titullar te kuqezinjtë.

Objektivi i madh ishte fitimi i Serie A, por skuadra e Stefano Piolit siguroi vendin e dytë. Duke u dorëzuar përballë Interit, që dominoi kampionatin dhe siguroi yllin e dytë.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer. Synimi ynë ishte shpallja kampionë Italie, por për fat të keq nuk ia dolëm.

Sa më përket mua, rëndësi kishte përshtatja në Serie A dhe përmirësimi hap pas hapi. Dua të bëj më mirë sezonin e ardhshëm”.

Tre gola dhe po kaq asistime regjistroi 25-vjeçari në 34 takimet e luajtura me Milanin gjatë sezonit të parë në elitën e futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco