Befason Deshamps, grumbullon te Franca pas dy vjetësh mesfushorin

Befason Deshamps, grumbullon te Franca pas dy vjetësh mesfushorin

09:14, 17/05/2024

N’Golo Kanté është surpriza e madhe në listën e skuadrës franceze për Kampionatin Evropian të Futbollit.

Mesfushori 33-vjeçar, i cili ka 53 paraqitje, nuk ka qenë pjesë e “Bluve” që nga qershori i vitit 2022.

Dy vjet më vonë, Kante thirret nga Didier Deschamps dhe së shpejti do të jetë i pranishëm në një kompeticion të madh kombëtar.

Mesfushori, i cili u largua nga Chelsea drejt Al-Itthiadit në vitin 2023, ka katër gola dhe gjashtë asistime në 43 ndeshje të luajtura për sauditët.

Kjo është lista e 25 të Francës për Kampionatin Evropian:

Areola, Maignan, Samba. Koundé, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy. Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouaméni, Griezmann, Kanté. Barcola, Dembélé, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappé dhe Thuram.

Franca debuton në Kampionatin Evropian më 17 qershor, përballë Austrisë. Polonia dhe Holanda janë kundërshtarët e tjerë të “Gjelave” në fazën e grupeve të kompeticionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco