Titullari i PSG-së mbyll sezonin dhe humb Euro 2024

Titullari i PSG-së mbyll sezonin dhe humb Euro 2024

19:47, 02/05/2024

 

Lajme të këqija për PSG-në dhe trajnerin Luis Enrique, por jo vetëm. Lucas Hernandez ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në “Signal Iduna Park”.

Në gjysmëfinalen e parë të Champions League përballë Borussia Dortmund, takim të cilin verdhezinjtë e fituan 1-0 falë golit të Fullkrug.

Qendërmbrojtësi francez ka këputur ligamentin e gjurit të majtë. Duke mbyllur sezonin dhe duke humbur pjesëmarrjen në Euro 2024 me “Gjelat” e Deschamps.

 

 

Një lajm i hidhur për kampionët e Francës dhe teknikun e kombëtares franceze, që në Europianin në Gjermani do të jetë pa një ndër pikat më të forta në prapavijë.

28-vjeçari u dëmtua në minutën e 37’ të pjesës së parë në duelin në Gjermani, ndërkohë që pas 5 minutave u detyrua të braktiste takimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco