Dumfries pendohet për banerin me Theo Hernandez gjatë festës së titullit kampion me Interin

Dumfries pendohet për banerin me Theo Hernandez gjatë festës së titullit kampion me Interin

09:00, 30/04/2024

Denzel Dumfries u bë protagonist i festës së titullit te Interi, pasi mbajti lart një baner ku shfaqej vetë holandezi që kishte lidhur me zinxhirë si një qen, francezin e Milanit, Theo Hernandez, me të cilin pati edhe një konfrontim fizik në minutat e fundit të derbit të Milanos të hënën e kaluar.

Imazhet bënë me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale, teksa është hapur edhe një hetim, me Dumfries që mund të gjobitet për gjestin gjatë festimeve.

Megjithatë vetë holandezi duket se është penduar dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur pendimin e tij.

“Gjatë paradës bëra një gabim, duke mbajtur lart një baner që përmbante një imazh të papërshtatshëm. Ky veprim ishte një gabim në gjykim nga ana ime dhe aspak një gjë inteligjente”, shkruan ndër të tjera Dumfries.

Holandezi vlerëson më pas jo pak edhe rivalitetin, si një nga elementët kryesorë për rritjen e futbollistëve, teksa falënderon tifozët për festën e jashtëzakonshme në Milano, të organizuar për titullin e 20 kampion të fituar nga Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco