Nuk ka më kthim pas, Tuchel zyrtarizon largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit

Nuk ka më kthim pas, Tuchel zyrtarizon largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit

17:13, 17/05/2024

 

Vjen dhe zyrtarizimi: Thomas Tuchel nuk do të jetë pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Njoftimi i ndarjes së teknikut me bavarezët ndodhi kohë më parë, por ditët e fundit u fol shumë për një ndryshim skenari.

Duke llogaritur refuzimet e shumta dhe vështirësinë e gjetjes së një trajneri të përshtatshëm për rekordmenët e futbollit gjerman, drejtuesit e Bayernit medituan në lidhje me konfirmimin e 50-vjeçarit edhe për një sezon.

Por, jo. “Martesa” mes palëve nuk do të vazhdojë. Tuchel, i cili mund të rikthehet në Premier League, ka refuzuar mundësinë e qëndrimit në Mynih. Diçka që e konfirmoi në deklaratën përpara Hoffenheim-Bayern.

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtypin si trajner i Bayernit. Ka pasur bisedime dhe negociata, por nuk kemi mbërritur në një marrëveshje. Kështu që vendimi i muajit shkurt mbetet në fuqi”.

Tuchel u ul në pankinën e bavarezëvë në fundin e marsit të vitit të kaluar, teksa fitoi titullin kampion falë “vetëvrasjes” së Dortmundit në javën e fundit. Këtë sezon mbërriti deri në gjysmëfinalet e Champions League me Bayernin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco