Gjysmëfinalja e 'Final Four'/ Mbyllet në barazim pjesa e parë e sfidës Partizani-Skënderbeu

Gjysmëfinalja e 'Final Four'/ Mbyllet në barazim pjesa e parë e sfidës Partizani-Skënderbeu

20:49, 17/05/2024

 

Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për të përcaktuar finalistin “Final Four”.

“Të kuqtë” e Shehit e dominuan lojën, por nuk u treguan të saktë përballë portës kundërshtare.

Ndërkaq Skënderbeu u përpoq të mbrohej mirë dhe të zbriste në kundërsulme të shpejta.

Falë renditjes më të mirë në kampionat, Partizani ka avantazh edhe barazimin në këtë duel gjysmëfinal.

Kjo do të thotë se Skënderbeut i duhet patjetër fitorja për të siguruar finalen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco