Chelsea rikthehet te fitorja,  triumfon në derbin ndaj Tottenham

Chelsea rikthehet te fitorja, triumfon në derbin ndaj Tottenham

22:37, 02/05/2024

 

Chelsea rikthehet te fitorja dhe ia del të triumfojë me rezultatin 2-0 në derbin londinez ndaj Tottenhamit. Skuadra e maurizio Pochettinos nuk fitonte prej tre javësh në kampionat, megjithatë ia doli të shënojë nga një gol për çdo pjesë ndaj “Spurs”-ave të Postecoglu dhe të marrë tre pikët.

Blutë e Londrës morën avantazhin në pjesën e parë me golin e Chalobah, me mbrojtësin që iu shkëput bukur prapavijës së Tottenhamit, për të bërë një goditje perfekte me kokë dhe dërguar topin në rrjetë.

Më pas në pjesën e dytë ishte Jackson ai që shënoi edhe golin e dytë për Chelsea-n, ndërsa Tottenhami nuk pati fuqinë e duhur për të reaguar dhe shmangur humbjen në derbi.

Kjo fitore shton shanset e Chelsea-t për vendin e gjashtë të renditjes, që do të përkthehej në pjesëmarrje në Conference League, teksa Tottenhami heq dorë nga gara për një vend në zonën Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco