Abissnet Superiore/ Shkak kushtet jo të mira të fushës, sfida Erzeni-Kukësi zhvendoset në Ballsh

Abissnet Superiore/ Shkak kushtet jo të mira të fushës, sfida Erzeni-Kukësi zhvendoset në Ballsh

16:51, 02/05/2024

 

Ndeshja e javës së 34-ët të Kategorisë Superiore mes Erzenit dhe Kukësit nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” siç ishte planifikuar, por do zhvillohet në Ballsh te stadium “Adush Muça”.

Këtë lajm e ka bërë publik Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në një njoftim për mediet bën me dije se gjendja e fushës në “Selman Stërmasi” nuk është aspak e përshtatshme për t’u luajtur kjo sfidë.

Postimi i plotë i FSHS-së:

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 34-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, Erzeni – Kukësi, nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” ashtu siç ishte planifikuar më parë për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” në të njëjtë ditë dhe orar (04.05.2024, 16:00).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco