Juventusi bën gati 30 milionë euro për sulmuesin anglez

Juventusi bën gati 30 milionë euro për sulmuesin anglez

11:26, 30/04/2024

Juventusi është i interesuar për të sjellë Mason Greenwood në Torino këtë verë.

Anglezi, i cili është në pronësi të Manchester United, këtë sezon e ka kaluar me Getafen në La Liga.

Edhe pse iu rikthye aktivitetit normal pas më shumë se 1 viti jashtë fushave, 22-vjeçari ka treguar një nivel të lartë, duke qenë një nga më të mirët për ekipin spanjoll.

Greenwood ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste, ndërsa ka ndihmuar Getafen të sigurojë pikë të rëndësishme këtë sezon.

Skandali i akuzës për dhunë fizike ndaj të dashurës e dëmtoi imazhin e futbollistit, por verifikimi si i pafajshëm pas një 1 viti, bëri që Greenwood t’i rikthehej futbollit profesionist. Rendimenti dhe produktiviteti i lartë në këtë edicion ka lënë të kuptohet që mungesa e gjatë jashtë fushave nuk e ka penalizuar aspak anglezin.

Gjithsesi, Manchester United i druhet faktit që nëse rikthen Greenwood në ekip sezonin e ardhshëm do të merrte shumë kritika, ndaj si rrjedhojë mund ta shesë për 25-30 milionë drejt Juventusit në Serinë A.

Bardhezinjtë janë të impresionuar me paraqitjet e 22-vjeçarit dhe sigurisht do të ishte një vlerë e shtuar në sulmin e Juventusit, me shpejtësinë, driblimin e tij dhe goditjen mjeshtërore me të dyja këmbët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco