Trajneri turk i thur elozhe Rey Manajt: Të gjitha ekipet e duan, ai futet kudo, rrallë herë humbet topin

Trajneri turk i thur elozhe Rey Manajt: Të gjitha ekipet e duan, ai futet kudo, rrallë herë humbet topin

17:16, 18/05/2024

 

Rey Manaj ka mahnitur të gjithë në Turqi, teksa ka bërë edhe kundërshtareët të “dashurohen” me të.

Sulmuesi shqiptarë me Silvasspor ishte sërish ditën e djeshme protagonist. Skuadra e ludhnjarit luajti ndaj Istanbulspor dhe fitoi 3-1.

Manaj gatoi një nga golat e Sivasspor, ndërsa iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, si dhe një penallti.

Elozhet për të nga trajneri kundërshtar nuk munguan. Timonieri i Istanbulspor, Osman Korkmaz theksoi se të gjitha ekipet turke e duan Manajn nëse do iu hiqje si alternativë Icardi.

“Nëse heqim sot Ikardin nga lista e sulmuesve, nëse pyet të gjithë skuadrat e tjera se cilin lojtar do të dëshironin, të gjithë do të thonë “Rei Manajn”. Ne u përballëm me një lojtar të tillë. Ai futet në çdo zonë nga çdo pikë e mundshme dhe rrallëherë humbet topin”, ka deklaruar trajneri i skuadrës së Istanbulspor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco