Pësoi dëmtim në sy në sfidën me Tottenhamin, Ederson do t’i mungojë Brazilit në Kupën e Amerikës

Pësoi dëmtim në sy në sfidën me Tottenhamin, Ederson do t’i mungojë Brazilit në Kupën e Amerikës

22:15, 20/05/2024

Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për portierin Ederson.

Lëndimin që pësoi në sy në ndeshjen kundër Tottenhamit, pas një përplasje me Cristian Romeron, i ka prishur punë.

Shkak i kësaj, Ederson do humbasë “Copa America” këtë verë.

Trajneri i Brazilit, Dorival, e ka zëvendësuar atë me Rafael, i cili luan për Sao Paulon.

Copa America do mbahet në SHBA dhe do fillojë më 20 qershor, me Brazilin që gjendet në grupin ”D” bashkë me Paraguain, Kolumbinë dhe Kosta Rikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco