Surpriza e madhe e merkatos, Luis Nani në negociata të avancuara me klubin shqiptar

Surpriza e madhe e merkatos, Luis Nani në negociata të avancuara me klubin shqiptar

09:14, 10/06/2024

Ylli portugez, Luis Nani, i cili ka fituar gjithçka në futboll me Manchester United dhe ka shkëlqyer me klube si Fenerbahce, Valencia, Sporting Lisbonës, mund të përfundojë karrierën te një klub shqiptar.

“Çmendurinë” e merkatos e ka konfirmuar media maqedonase “Makfudbal”, që duke iu referuar burimeve raporton se Nani është në negociata të avancuara me klubin shqiptar të Gostivarit, që luan në ligën e parë maqedonase.

Nani ka marrë një ofertë të shkëlqyer financiare dhe pritet “po”-ja përfundimtare e sulmuesit që aktualisht është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me turqit e Adana Demirspor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco