VIDEO/ Si e kaluan kuqezinjtë ditën e pushimit në Gjermani

VIDEO/ Si e kaluan kuqezinjtë ditën e pushimit në Gjermani

10:58, 10/06/2024

Kombëtarja kuqezi mbërriti pardje në Gjermani dhe ishte ekipi i parë që shkoi për të luajtur në EURO 2024.

Dje ka qenë një ditë speciale për futbollistët dhe stafin pasi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, kishte caktuar ditën e diel si pushim.

Ata janë argëtuar në kompleksin Kaiserau me lojëra të ndryshme, por edhe duke bërë zgarë.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të federatës shfaqet ndihmësi i trajnerit, Zabaleta duke pjekur në zgarë.

Ambienti duket shumë pozitiv edhe i ngrohtë teksa kanë festuar edhe ditëlindjen e njërit prej pjesëtarëve të stafit.

Bëjmë me dije që sot ekipi do të ketë dy seanca stërvitore të mirëfillta në orën 11:00, ndërsa e dyta do të startojë në ora 17:00.

Pritet që tanimë puna të jetë e fokusuar vetëm te kundërshtari i parë në Europian dhe Silvinjo do të detajojë rreshtimin me të cilin do të përballojë skuadrën kampione në fuqi të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco