Spalletti flet me optimizëm për Italinë: Jemi të bindur që kemi skuadër të mirë

Spalletti flet me optimizëm për Italinë: Jemi të bindur që kemi skuadër të mirë

10:09, 10/06/2024

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, foli për “Sky Sport” pas suksesit 1-0 në miqësoren kundër Bosnjës: “Driblonim më mirë në fushë, pak më shumë në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë pamë cilësi. Dështuam në pasimin e fundit dhe në shënimin e golave, kishim 2-3 topa…”

Scamacca: “Ka luajtur një ndeshje të mirë, portieri i mori dy topa të bukur dhe nja dy herë nuk pati fat në drejtimin e topit, por e gjeti veten me të tjerët, shkëmbeu topa, pra luajti një ndeshje të mirë”.

Pozicioni i Chiesas: “Ky është pak nga pozicioni i tij, tek Juventusi ai luan si sulmues i dytë, ndërsa duke e vendosur në të majtë mendojmë se do të bërë të dy rolet. Ai u hap në dy raste dhe pati shansin të dilte një me një, nuk shkoi mirë.”

Fryma në Evropian: “Bëmë atë që duhej të bënim, jemi të bindur që kemi një skuadër të mirë, atëherë do të duhet të futemi në atmosferën e ndeshjes reale. Kemi pasur dy skuadra thuajse të ndryshme, që kanë luajtur për t’i parë të gjitha nga pak, që të kemi mundësi për t’u përmirësuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco