Ancelotti bën deklaratën e bujshme: Nuk do të marrim pjesë në Botërorin për Klube

Ancelotti bën deklaratën e bujshme: Nuk do të marrim pjesë në Botërorin për Klube

11:10, 10/06/2024

E bujshme: Reali i Madridit nuk do të marrë pjesë në Botërorin për Klube 2025, lajm që u dha nga trajneri Carlo Ancelotti. Formati ka ndryshuar dhe prej vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 32 skuadra në këtë kompeticion.

Botërori për Klube, që me formatin e ri do të organizohet 1 herë në 4 vjet, do të mbahet në periudhën qershor-korrik 2025 në SHBA, në të njëjtat data si Kupa e Botës një vit më vonë (2026). 32 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë:

4 nga konfederata afrikane, 4 nga konfederata aziatike, 4 nga konfederata amerikano-veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga konfederata amerikano-jugore dhe 12 nga ajo Europiane. Dhe një nga vendi organizator.

“FIFA harron që skuadrat dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube… Një ndeshje e vetme e Realit vlen 20 milionë euro, ndërkohë që FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për gjithë turneun.

Ne do ta refuzojmë ftesën për të marrë pjesë në Botëror. Njësoj si ne do të veprojnë edhe shumë klube të tjera, nuk do të pranojnë pjesëmarrjen”, u shpreh tekniku i madrilenëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco