Florian Wirtz shpallet lojtari i sezonit në Bundesligë

Florian Wirtz shpallet lojtari i sezonit në Bundesligë

19:16, 20/05/2024

Futbollisti Florian Wirtz ka pasur një super sezon si në aspektin ekipor, si atë individual.

Wirtz ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, si dhe është në finale të Kupës së Ligës dhe të Ligës së Evropës.

Në 32 paraqitjet e ligës, gjermani realizoi 11 gola dhe dhuroi 12 asistime.

Këto paraqitje të mira të tij kanë bërë që ai të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesligë për sezonin 2023-2024.

Gjatë sezonit, Wirtz u emërua lojtari i muajit tre herë (tetor, dhjetor dhe shkurt).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco