Emocionuese, Marco Reus u jep lamtumirën tifozëve në 'Signal Iduna Park'

Emocionuese, Marco Reus u jep lamtumirën tifozëve në 'Signal Iduna Park'

18:54, 18/05/2024

 

Marco Reus luajti këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit në “Signal Iduna Park”, me sulmuesin që pas finales së Champions Leagu do t’i japë lamtumirën përfundimtare klubit të Borussia Dortmund, pasi ka mbajtur për 12 vite fanellën “verdhezi”.

Në ndeshjen e tij të fundit, tifozët e pranishëm në “Signal Iduna Park” kishin përgatitur një surprizë të bukur për 34-vjeçarin gjermanë, për ta përcjellë si një “hero” të vërtetë.

Ndërsa u zëvendësua në minutën e 82’ të ndeshjes ndaj Darmstadt që u mbyll me rezultatin 4-0, Reus u duartrokit nga të gjithë të pranishmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco