E kërkojnë arabët, Manchester City i vendos çmimin Kevin De Bruyne

E kërkojnë arabët, Manchester City i vendos çmimin Kevin De Bruyne

20:10, 20/05/2024

Prej 8 vitesh tashmë, “fantazisti” belg Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester Cityt.

32-vjeçari mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.

Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, kryesisht atyre britanike, “ylli” i mesfushës nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët” e për këtë arsye këtë të fundit janë të gatshëm të heqin dorë nga “legjenda” e tyre, mirëpo vetëm me një çmim.

Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë, pa llogaritur këtu, që nga aspekti ekonomik, drejtuesit e Manchester City kërkojnë ta shesin plot 100 milionë euro, shifër më e madhe se 76 milionë eurot e harxhuara për ta blerë në verën e vitit 2015, nga gjermanët e Wolfsburg.

Ndërkaq, përsa i përket statistikave dhe trofeve, te “Qytetarët”, De Bruyne ka zhvilluar plot 378 ndeshje, ku ka arritur të shënojë plot 102 gola, si dhe të dhurojë 156 asistime.

Përsa i përket trofeve, te Manchester City “ylli” belg ka arritur të fitojë 5 herë trofeun e Premier League, 5 herë trofeun e EFL Cup, nga 2 herë trofetë e FA Cup dhe Community Shield, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupë Evrope, si dhe një Botëror të Klubeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco