Sulmuesi polak dëmtohet duke festuar, probleme edhe për Lewandowskin

Sulmuesi polak dëmtohet duke festuar, probleme edhe për Lewandowskin

09:53, 11/06/2024

Polonia mund të jetë në emergjencë totale në prag të finaleve të Europianit.

Pas sulmuesit të Juventusit, Milk, mbrëmjen e djeshme në miqësoren me Turqinë, janë dëmtuar Lewandowski dhe Swiderski.

Një situatë e vështirë për polakët vetëm gjashtë ditë para debutimit të tyre në kompeticionin më të lartë kontinental kundër Holandës.

Ajo që ndodhi me Karol Swiderskin është e pabesueshme. Sulmuesi i Veronas, në fakt, zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, duke shfrytëzuar një asistim të Lewandowskit, por më pas e lëndoi veten pak çaste më vonë teksa po festonte.

Swiderski u nis me vrap drejt flamurit dhe, pasi rrëshqiti në gjunjë, u ngrit dhe ra keq.

Ai ka mbështetur në mënyrë të panatyrshme kyçin e këmbës dhe menjëherë ka lënë përshtypjen e një lëndimi jashtëzakonisht të rëndë.

Swiderskit iu dha menjëherë ndihma e parë, por pavarësisht përpjekjeve, nuk mund ta vazhdonte ndeshjen, duke u zëvendësuar nga Piatek.

Ajo që ndodhi pak pas gjysmë ore ishte surreale. Lewandowski, pa dyshim njeriu më përfaqësues i Polonisë, u rrëzua përtokë dhe kërkoi zëvendësimin.

Qendërsulmuesi i Barcelonës arriti të largohej nga fusha në këmbë dhe sapo mbërriti në stol, një qese akulli iu vendos në këmbën e djathtë.

Është e vështirë të thuash nëse Lewandowski u largua si masë paraprake apo jo, e sigurt është se në momentin që ai ndaloi, stadiumi ra në heshtje të plotë.

Ndeshja kundër Turqisë ishte ndeshja e fundit testuese e Polonisë para Euro 2024.

Skuadra polake do të rikthehet në fushë më 16 qershor për t’u përballur me Holandën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Polonia është vendosur në një grup D ku përfshihen edhe Austria dhe Franca.

Pa dyshim që pa Milik (tashmë i është nënshtruar operacionit), Swiderskin dhe Lewandowskin shanset e tyre për të kaluar në raundin tjetër do të reduktoheshin në mënyrë drastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco