Çfarë do të ndodhë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta në Euro 2024?

Çfarë do të ndodhë nëse ekipet përfundojnë me pikë të njëjta në Euro 2024?

10:15, 11/06/2024

Përfundimi i fazës së grupeve me pikë të njëjta në një Kampionat Europian është gjithmonë i mundshëm.

Por, çfarë ndodh në këtë rast?

Cila Kombëtare kalon më tej dhe cila mund të shkojë në shtëpi?

Rregullat e UEFA-s për garën më prestigjioze të futbollit janë të qarta.

Nëse dy apo më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të fazës së grupeve, do të përdoret përparësia e rezultatit nga përballja direkte, për ta përcaktuar renditjen finale.

E nëse edhe në këtë rast përballja mes tyre ka përfunduar barazim, atëherë do të shkohet në përparësitë tjera.

Rregulli do të ndiqet me përparësinë nga diferenca e golave dhe më pas nga golat e shënuar në ndeshjen mes ekipeve në fjalë.

Më tej do të shikohet se kush ka bërë më shumë fitore dhe më pas do të shikohet disiplina (kartonët) e regjistruar gjatë krejt fazës së grupeve.

E nëse të gjitha këto statistika do t’i kenë të njëjta, Kombëtaret do të detyrohen të gjuajnë penallti mes tyre për ta përcaktuar ekipin që do të kualifikohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco