Leverkuseni mposht Romën, Atalanta dhe Gjimshiti rezistojnë në Francë

Leverkuseni mposht Romën, Atalanta dhe Gjimshiti rezistojnë në Francë

23:07, 02/05/2024

15 gola prodhuan gjysmëfinalet e para në Europa dhe Conference League. Bayer Leverkusen fitoi 0-2 në “Olimpico” përballë Romës, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e Europa League.

Florian Wirtz kaloi në avantazh në pjesën e parë të pathyeshmit e Xabi Alonsos. Ndërkohë që goli i qetësisë erdhi falë një gjuajtjeje fantastike të Robert Andrich 17 minuta përpara fundit.

Pa fitues u mbyll raundi i parë i Marseille-Atalanta(1-1). Gianluca Scamacca zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11’, por vendasit reaguan nëntë minuta më vonë. Kur barazuan falë një goditjeje potente të kongolezit Chancel Mbemba.

Surpriza dhe gola në gjysmëfinalet e para të Conference League. Aston Villa u befasua 2-4 në grekët e Olympiacosit në “Villa Park”. Takim ku shkëlqeu marokeni Ayoub El Kaabi me tre gola.

Fitore 3-2 arriti në “Artemio Franchi” Fiorentina ndaj belgëve të Club Brugge. Riccardo Sottil dhe Andrea Belotti kaluan dy herë në avantazh ekipin nga Firence.

Por, miqtë reaguan me anë të Hans Vanaken (p) dhe Igor Thiago. Ky i fundit dërgoi rezultatin 2-2 në minutën e 63’, vetëm dy minuta pas Brugge mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Raphael Onyedikas.

Gjithsesi, vendasit realizuan golin e fitores në minutat shtesë me anë të M’Bala Nzola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco