Reali i rinovon kontratën 32-vjeçarit

Reali i rinovon kontratën 32-vjeçarit

12:23, 17/05/2024

Reali kërkon ta mbyllë në mënyrë spektakolare këtë sezon. Pasi siguruan titulli kampion, djemtë e Carlo Ancelottit do të japin gjithçka për të thyer Borussian e Dortmundit në finalen e Championsit në “Wembley” (1 qershor).

Për të dërguar kupën me veshë të mëdhenj për herë të 15-të në kryeqytetin spanjoll.

Ndërkohë, drejtuesit po merren me merkaton dhe rinovimet, aspekt ky tepër i rëndësishëm për të ardhmen.

Bisedimet me legjendat Luka Modric dhe Toni Kroos vijojnë, teksa është gjetur gjuha e përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin me Lucas Vasquez, autor i 2 golave dhe 5 asistimeve gjatë këtij edicioni.

Anësori i djathtë, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës, ka performuar mjaft mirë.

Dhe “Los Blancos” kanë gati rinovimin me 32-vjeçarin. Palët duan të vazhdojnë së bashku dhe kështu do të ndodhë.

Më pas është radha e Dani Carvajal. Gjithsesi, situata për lojtarin nga Leganes është më e thjeshtë, pasi ai ndodhet nën kontratë me Realin deri në 2025.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco