Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

NBA/ Denver fiton ndeshjen e katërt dhe eliminon Lakers

NBA/ Denver fiton ndeshjen e katërt dhe eliminon Lakers

11:14, 30/04/2024

Denver Nuggets kanë marrë fitore të vështirë në ndeshjen e pestë në përballje me Los Angles Lakers për të kaluar raundin e parë të ‘Play-Off’-it.

Nuggets triumfuan me dy pikë diferencë 108-106 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-1 kaluan më tej.

Jamal Murray ishte fantastik në këtë takim me 32 pikë, duke përfshirë edhe dy të fundit në ndeshje, ndërsa Nikola Jokic shtoi 25 të tjera.

Nga ana tjetër, i shkëlqyer ishte edhe LeBron James me 30 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, si dhe Anthony Davis me 17 pikë dhe 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore dhe ata tanimë janë të eliminuar nga ‘Play-Off’.

Në raundin e dytë të ‘Play-Off’ të NBA-së të Konferencës Perëndimore, Denveri do të luajë kundër Minesotas, e cila fitoi me lehtë si 4-0 ndaj Phoenixit.

Kalimin në rrethin e dytë e siguruan basketbollistët e Oklahoma City Thunder të cilët mundën 97-89 New Orleans dhe kaluan me lehtësi 4-0.

Oklahoma në raundin e dytë do të luajë kundër Los Angeles Clippers ose Dallas Mavericks. Rezultati në atë seri është 2-2.

Bostoni bëri një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë me fitoren 102-88 në Miami, dhe kaloi në epërsi 3-1 në seri.

Fituesi i atij dueli në raundin e dytë të ‘Play-Off’-it të Lindjes do të luajë kundër skuadrës më të mirë nga dueli Cleveland – Orlando (2-2). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco