Usyk gati për të qenë ‘mbreti’ i peshës së rëndë: Le të shkruajmë historinë

Usyk gati për të qenë ‘mbreti’ i peshës së rëndë: Le të shkruajmë historinë

15:07, 17/05/2024

Mesnatën e 18 majit, në Riad të Arabisë Saudite do të zhvillohet dueli i madh i peshës së rëndë në boks mes britanikut Tyson Fury e Oleksandr Usyk.

Një përballje që do të unifikojë titujt kampionë bote, ndaj do të shkruhet historia e këtij sporti.

I bindur për këtë është ukrainasi Usyk, që mban titujt e kategorive WBA, WBO e IBF në peshën e rëndë. “Jam i emocionuar. Le të bëjmë historinë”, u shpreh Usyk.

“Unë jam gati. Nuk kam asgjë për të thënë, përveç se jam gati për një luftë të mirë dhe nëse është e vështirë apo e lehtë, sido që të jetë unë jam gati”, deklaroi boksieri i pamposhtur ukrainas.

“S’më intereson se çfarë thotë Fury, do të flas në ring. Tashmë ka mbetur vetëm një detyrë për të bërë, të marrim gjerdanin e kategorisë WBC, për ta çuar atë në Ukrainë, në vendin që i përket”, tha Oleksandr Usyk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco