Veliaj, dita e shpagimit!

Veliaj, dita e shpagimit!

Nga Armand Maho - 02/05/2024

Erjon Veliaj do të paraqitej në dyert e Prokurorisë se Posaçme një ore përpara se vetë prokuroret te ishin aty. Ndoshta i druhej një proteste, apo ndonjë skene të pakëndshme e cila do i cenonte sadopak petkun e djalit ‘mëngëpërveshur, punëtor dhe të devotshëm’. Paraqitjen në SPAK ai e kishte paralajmëruar dy ditë më parë në një intervistë të stisur afër medieve që ai vetë kontrollon....

E megjithatë as ky veprim prej skuthi nuk arriti ta shpëtonte atë nga antipatia qytetare. Ne dyert e SPAK, ishin jo të paket ata qe iu drejtuan me gisht e me zë si hajdut.

I mësuar t’i shohë gjithmonë qytetarët si inferiorë nga ‘maja e Olimpit’ ku ka hipur pa asnjë meritë, dita e djeshme atë e gjeti te dobët para tyre.

Pa pushtet, I parrethuar nga detshamenti i horrave që nuk ngurronin të hidheshin në zjarr për garantin e aferave të tyre korruptive, Veliaj shndërrua në një qenie të vogel, të pafuqishme për të kundërshtuar ata që i ka vjedhur dhe i ka drobitur sistematikisht.

Ish aktivisti i djeshëm qe tundte dikur flamurin e antikorrupsionit, doli me fytyrën e tij të vërtetë.

Ne fakt atyre që u ka mbetur një fije dinjiteti në këtë vend, e kanë kuptuar me kohe se Veliaj nuk është gjë tjetër vetëm se një karrierist i pacipë, një yesmen i bindur i urdhrave të Ramës, e mbi të gjitha një hajdut. Një njeri që s’kishte asgjë të përbashkët me modelin e burrështetasit të cilin kemi që nga rrëzimi i regjimit komunist që rrekemi ta gjejmë.

Veliaj e ka trashur aq shumë zullumin sa nuk mund ta shpëtojë askush.

Ngado shkon ai pritet me protesta, për ato që ka bërë dhe për ata që ka mbrojtur. Në ato ambiente ai duhet të ishte prej kohësh, që kur shpirti i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj thërriste për drejtësi.

Veliajn e akuzojnë rrënojat e teatrit, e akuzon mali i plehrave të landfillit, e akuzojnë pensionistët për çmimin e ujit që u rriti, e akuzojnë të rinjtë qe i la pa shtëpi e të ardhme....

Veliaj ishte i bindur se në atë godinë për të cilën rreh gjoksin se ja ka dhuruar drejtësisë, nuk do shkelte kurrë, dhe me të drejtë. Ai është një nga kontribuuesit kryesore të shkatërrimit të drejtësisë, një nga sulmuesit kryesore të saj.

Por ne dritëshkurtësinë e tij nuk kishte llogaritur dy gjëra.....

E para se të shkatërrosh dhe të vjedhësh një qytet të tërë edhe një drejtësi e mbaruar do të të kafshoje dikur....

Dhe e dyta besoi shumë te Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco