Serie A nuk pranon kërkesën e Romës për shtyrjen e ndeshjes me Atalantën

Serie A nuk pranon kërkesën e Romës për shtyrjen e ndeshjes me Atalantën

10:44, 30/04/2024

“Një tjetër goditje për integritetin e kampionatit”. Kështu e nis Roma reagimin pas përgjigjes negative për shtyrjen e ndeshjes me Atalantën, që do të luhet siç ishte planifikuar të dielën më 12 maj, pavarësisht kërkesës së klubit “verdhekuq” për ta zhvendosur atë për të hënën (me pasojë shtyrjen e ndeshjes së Kupës, pasi më 15 maj është finalja Atalanta-Juventus).

Kërkesa e Romës u bë pasi të dyja skuadrat janë të angazhuara në Europa League dhe të dyja janë në garë në kampionat për një vend në Champions League.

Më tej në kërkesën e Romës shkruhej: “Kjo kërkesë rrjedh jo vetëm nga kjo ndeshje (Atalanta-Roma) me qëllim kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League, por edhe nga nevoja për të mbrojtur dhe garantuar integritetin e kampionatit të Serisë A, që jemi të sigurt se përfaqëson synimin tonë të përbashkët, për të ndërtuar një produkt me vlerë të besueshëm për të gjithë aktorët, nga institucionet e deri te tifozët”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco