Dy trajnerë në listën e Milanit për të zëvendësuar Piolin

Dy trajnerë në listën e Milanit për të zëvendësuar Piolin

22:10, 19/04/2024

Paulo Fonseca është shfaqur së fundi si një nga opsionet e Milanit për të zëvendësuar Stefano Piolin, së bashku me Ignazio Abate.

Pas eliminimit nga Roma në Ligën e Evropës, është pak e besuar se italiani do të jetë në krye të kuqezinjve.

Tani, spekulimet po vazhdojnë për trajnerin e ri të Milanit. Antonio Conte dhe Thiago Motta ishin emrat e parë që u përmendën.

Ndërsa, “Calciomercato” sonte raportoi se gjiganti italian po vëzhgon ish-trajnerin e Romës, Fonsencan.

51-vjeçari është trajner i Lille, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit.

Një tjetër kandidat për rolin e Milanit është Abate, një ish-lojtar i kuqezinjve, që aktualisht është trajner i ekipit të të rinjve Primavera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco