Ernest Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes te Beshiktashi, nota dhe statistikat fantastike të talentit shqiptar

Ernest Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes te Beshiktashi, nota dhe statistikat fantastike të talentit shqiptar

21:51, 19/04/2024

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje spektakolare në kampionat me Beshiktashin në duelin ndaj Ankraguçu.

Talenti shqiptar shënoi golin e parë të sfidës në triumfin 2-0 që skuadra bardhezi arriti në shtëpi. 

Në fund të sfidës Muçi u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën më të lartë, plot 8.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Shqiptari regjistroi 91 % të sakta si dhe 2 pasime kyçe. Gjithashtu 23-vjeçari shënjestroi 3 herë portën, ku përveç golit krijoi edhe një shans të madh shënimi. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco