VIDEO/ Lazio feston me Hysajn në fushë dhe kërkon një biletë Championsi

VIDEO/ Lazio feston me Hysajn në fushë dhe kërkon një biletë Championsi

20:36, 19/04/2024

Lazio triumfoi në transfertë ndaj Genoas me rezultatin 0-1, duke siguruar 3 pikë të arta, që e mbajnë në lojë për zonën Champions.

Heroi i kryeqytetasve mbrëmjen e sotme ishte Luis Alberto, i cili në minutën e 67-të, shënoi golin e fitores.

Vlen të theksohet fakti se në këtë përballje pati minuta edhe për Elseid Hysajn, i cili u hodh në fushë në pjesën e parë, në minutën e 36-të, duke zëvendësuar Laxarin e dëmtuar. 

Paraqitje dinjitoze për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që ishte i pakalueshëm mbrëmjen e sotme. 

Me këtë fitore, Lazio u ngjit përkohësisht në vendin e gjashtë me 52 pikë, 3 më pak se Roma e vendit të pestë, që ka edhe 2 ndeshje më pak. 

Vlen të theksohet fakti se këtë sezon në Champions, do të shkojnë 5 skuadra nga Seria A italiane dhe pritet të jetë një rivalitet i ashpër deri në javët e fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco