Granit Xhaka: Roma skuadër Championsi, por në finale shkojmë ne

Granit Xhaka: Roma skuadër Championsi, por në finale shkojmë ne

17:42, 19/04/2024

Roma është që tani në mendjen e Granit Xhakës, një nga ata lojtarë që vitin e kaluar nuk ishte në dy duelet gjysmëfinale të Europa League, pasi luante tek Arsenali.

Shqiptari firmosi gjatë verës me Bayer Leverkusenin, ku dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit të skuadrës që sapo është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të parë në histori.

“Mendoj se Roma është një skuadër Championsi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë finalen e Dublinit”, u shpreh mesfushori, i cili konsiderohet “truri” i skuadrës së Xabi Alonsos.

Eliminimi i verdhekuqve italianë do të ishte një tjetër arritje e bujshme e një sezoni historik, në të cilin Leverkuseni fitoi për herë të parë Bundesligën.

“Aspirinat” nuk kanë humbur asnjë nga 44 ndeshjet e luajtura deri tani. Edhe në Londër përballë West Hamit demonstruan se kanë mësuar të kalojnë momentet e vështira.

Leverkuseni ndodhet në garë për fitimin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë.

Në Europë duhet kaluar pengesa Roma. Takimin i parë, në “Olimpico” (2 maj). Sfida e kthimit, pas një jave në Gjermani (9 maj).

Ndërkohë që data 25 maj sjell finalen e Kupës së Gjermanisë, me djemtë e Xabi Alonsos që do të përballen me Kaiserslauternin e divizionit të dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco