Superliga/ Mbyllen dy sfidat e para të javës së 32-të, rezultatet e Erzeni-Tirana dhe Kukësi-Skënderbeu

Superliga/ Mbyllen dy sfidat e para të javës së 32-të, rezultatet e Erzeni-Tirana dhe Kukësi-Skënderbeu

17:08, 19/04/2024

Tirana ka mposhtur Erzenin me shifrat 2-0 në transfertën e luajtur në “Elbasan Arena”.

Sfida u zhbllokua nga Abazaj në minutën e 19-të pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në të 54’ shijakasit patën shansin për të barazuar shifrat, por Kahrimanoviç gaboi nga 11-metrat.

Më pas Jonuzi dyfishoi shifrat duke shënuar një supergol nga distanca.

Edhe Patrik shënoi, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të dhe Erzeni mbetet në vendin e 9-të.

Skënderbeu arrin të mposhttë Kukësin brenda në shtëpi me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, por dy golat e Rashicës i japin triumfin e dëshiruar korçarëve.

Pikërisht sulmuesi 20-vjeçarë ishte hero i ndeshjes së sotme ku arriti të shënonte në minutën e 32-të dhe 68-të të ndeshjes. Tashmë me këtë rezultat, verilindorët e Kukësit qëndrojnë në vendin e fundit dhe duket se janë të destinuar tashmë që të bien nga kategoria, kurse “ujqërit e dëborës” janë të pozicionuar në të gjashtin me vetëm 2 pikë larg Tiranës që gjendet në “Final 4”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco