Broja merr një goditje në stërvitje, trajneri i Fulhamit tregon gjendjen e sulmuesit shqiptar

Broja merr një goditje në stërvitje, trajneri i Fulhamit tregon gjendjen e sulmuesit shqiptar

22:13, 13/04/2024

Fulhami do të luajë nesër takimin e radhës në Premier Ligë kundër West Hamit në transfertë, ekip ky që ka insistuar për shërbimet e Armando Brojës.

Sulmuesi i Kombëtares kishte marrë një goditje në stërvitje, duke krijuar disi panik në stafin teknik për ndeshjen e nesërme, por çdo gjë e ka sqaruar trajneri Marko Silva në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

“Dje patëm një moment me Armando Brojën në stërvitje dhe ishim pak të frikësuar, por lojtari bëri një seancë me ekipin në fushë këtë mëngjes dhe do të jetë mirë. Ai do të stërvitet 100 për qind dhe për ndeshjen do të përfshihet me të gjithë lojtarët e tjerë”, shprehet Marko Silva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco