VIDEO/ Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjatë një ndeshje miqësore mes veteranëve

VIDEO/ Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjatë një ndeshje miqësore mes veteranëve

18:13, 13/04/2024

Një lajm i trishtë vjen nga Saranda, ku një nga ikonat e futbollit sarandiot, është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike teksa po luante një ndeshe miqësore mes veteranëve.

Klubi i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe një grupi ish-futbollistësh grekë të qytetit të Athinës.

Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri (62 vjeç) ka pësuar kolaps dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Por ai nuk ia ka dalë pas kësaj situate të përjetuar në fushën e lojës, duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco