Tirana fiton mes polemikave, proteston Kukësi

Tirana fiton mes polemikave, proteston Kukësi

18:06, 13/04/2024

Tirana fiton mes polemikave përballë Kukësit. Bardheblutë triumfuan 1-0 kundër Kukësit të vendit të fundit, falë golit të Kristal Abazajt në minutën e 88-të.

Pa fat skuadra verilindore, që goditi dy herë traversën me Beshirajn dhe Adetolën, ndërkohë që ekipit të Bledar Devollit iu mohua edhe një penallti në kontaktin Deliu-Salami.

Kryesori Olsid Ferataj pa në VAR rastin, por i befasoi të gjithë me vendimin e tij duke mos akorduar penallti për ekipin kuksian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco