"Ndjehem si në shtëpinë time', Messi prezanton Topin e Artë para tifozëve të Inter Miami

12:15, 11/11/2023

 

Inter Miami zhvilloi një miqësore ndaj New York City, ndeshje të cilën e humbi me shifrat 2-1. Megjithatë, rezultati ishte dytësor pasi të pranishmit që kishin siguruar një biletë e kishin më shumë mendjen te ceremonia në nder të Lionel Messit.

Argjentinasi prezantoi para tifozëve të Inter Miami, Topin e Artë, i teti në karrierën e sulmuesit. Messi mbajti edhe një fjalim para tifozerisë së Inter Miami duke i falenderuar ata pasi e kishin bërë të ndjehej si në shtëpinë e tij.

“Është diçka shumë e bukur që mund ta ndaj Topin e Artë me ju, jam pjesë e Inter Miami prej pak kohësh, por më duket sikur kam qenë këtu shumë kohë më parë. Dua të falenderoj të gjithë njerëzit e Miamit, jo vetëm ata që janë këtu në stadium. I falenderoj për mënyrën si më kanë pritur dhe trajtuar mua dhe familjen time. Më keni bërë të ndjehem si në shtëpinë time”, u shpreh Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco