'Duhet kujdes me Brojën', Sylvinho: Për mua nuk ka rëndësi nëse një lojtar luan në Kore apo Shqipëri

'Duhet kujdes me Brojën', Sylvinho: Për mua nuk ka rëndësi nëse një lojtar luan në Kore apo Shqipëri

11:30, 11/11/2023

Shqipëria luan dy ndeshjet e fundit kualifikuese në muajin nëntor teksa kuqezinjve udhëtojnë fillimisht në transfertë ndaj Moldavisë më datë 17 nëntor ndërsa tre ditë më pas presin në Air Albanian, Ishujt Faroe. Shqipërisë i duhet një pikë për t’u kualifikuar matematikisht në Euro 2024 teksa në vigjilje të grumbullimit për dy sfidat e radhës në konferencë për shtyp foli trajneri Sylvinho. Braziliani theksoi se Muçolli ishte i nevojshëm për dy ndeshjet e radhës, ndërsa shtoi se Çuni penalizohet sepse në atë rol luan Cikalleshi dhe Daku, por alternativë janë edhe Seferi me Uzunin.

Mihaj i dëmtuar, grumbullimi i Muçollit dhe jo Çuni, përse kjo zgjedhje? “Para së gjithash kemi dyfinale të rëndësishme. Në të gjithë fushatën kemi 46 lojtarë, tani kemi thirrur 24 lojtarë. Muçolli vjen për herë të parë me mua si trajner.

Mihaj pati një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por në atë rol jemi të mbuluar. Kemi Cikalleshin dhe Dakun në qendër, kemi Uzunin dhe Seferin si sulmues të dytë, por që mund të luajnë edhe në qendër. Çunin e pamë ndaj Bullgarisë, është shumë i mirë pork a të njëjtin rol me Cikalleshin dhe Dakun. Na duhej një anësor,, ndaj kemi thirrur Muçollin. Mendojmë se Muçolli është një lojtar që luan topin, është një lojtar teknik dhe mund ta menaxhojë mirë ndeshjen edhe në lidhje me kundërshtarët që kemi. Mund të luajë në të majtë dhe të djathtë, ishte i nevojshëm për këto dy ndeshje. Janë kundërshtarë që të lejojnë pak hapësira”.

I druheni se diçka nuk do të shkojë siç duhet? “Shqetësimi është gjithmonë, kemi dy finale. Futbolli është i vështirë. Janë ndeshje vendimtare, presim ndeshje të vështira duke nisur nga Moldavia. Por, lojtarët janë të karikuar,për fat të keq humbëm Mihajn. Lojtarët janë të motivuar dhe e dinë se duhet të përgatiten mirë dhe të impenjohen. Pjesa më e bukur e futbollit është se duhet të shkosh në fushë i përgatitur mirë dhe pastaj në fushë ndodh gjithçka”.

Duhet të jemi pragmatistë? “Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë, tani bëhen llogaritë. Por, llogaritë në futboll janë të vështira. Matematikisht na duhet një pikë, por një ndeshje 90 minuta është e pamundur të luhet vetëm për një pikë. jemi një skuadër me zemër dhe e organizuar, do të bëjmë ndeshjen tonë. Moldavia është ende në lojë dhe na pret një ndeshje e vështirë.

Moldavia nuk është mundur në shtëpi, keni menduar një skemë të veçantë? “Jo nuk ka asgjë të veçantë, ndeshje e rëndësishme. Moldavia është një skuadër që në shtëpi apo në trajnsfertë, luajnë të organizuar. Kanë një kundërsulm të rrezikshëm, janë të vendosur mirë. E bëjnë shumë mirë kundërsulmin, janë të rrezikshëm edhe për nga gjatësia që kanë si skuadër. Jemi të organizuar, kemi lojtarë teknikë. Ata janë të fortë, por në një ndeshje ndodh gjithçka. Por, është ndeshja më e rëndësishme për ne.

Mungesa e Brojës? “Ne monitorojmë 56 lojtarë, Broja nuk ka qenë i grumbulluar me Chelsean nga tetori. Ka pasur një dëmtim të keq dhe ka nevojë për kohë, ai ende nuk luan 90 minuta prej 11 muajsh. Që pas rikthimit te Chelsea në kombëtare nuk ka qenë i grumbulluar.

Situatë tjetër ajo e Mihajt. Ai ishte i shëndetshëm dhe luajti së fundmi, por pësoj një dëmtim. Dukej një problem i vogël, por mjekët më pas konfirmuan se do të jetë jashtë për një muaj, tre-katër javë. Broja ka nevojë për kohë, Është një lojtar i mrekullueshëm, por shëndeti i lojtarit vjen para së gjithash”.

A keni menduar për të marrë lojtarë nga Superiorja, a priten ndryshime për ndeshjen me Ishujt Faroe? “Ne monitorojmë 56 lojtarë, shohim cilësinë dhe atë që po bën. Nëse kemi mungesa atëherë kemi mundësinë për të marrë edhe lojtarë që nuk janë në listë. Të shohim ndeshjen e parë dhe nëse ka nevojë atëherë do ta shohim.

Ka të bëjë shumë më cilësinë që ka lojtari dhe punën që bën, nuk ka rëndësi ku luan. Mund të luaj në Kore, Shqipëri apo vend tjetër të Botës. Ne shohim kualitetin dhe jo se ku luan”.

A duhet të synojë Shqipëria vendin e parë në grup për të pasur një short më të lehtë në Europian? “Objektivi ishte që të mbërrinim në nëntor me mundësinë për tu kualifikuar, tani jemi këtu. Kemi gjithçka në dorë. Jam i kënaqur nga tifozët, skuadra, ambienti. Objektivi është të shkojmë në Europian, është një ëndërr me të cilin njerëzit jetojnë. Ne jetojmë me këtë ëndërr prej 10 muajsh. Po përgatitemi për një ndeshje të vështirë, të dyja janë shumë të vështira. Moldavia ka të gjitha shanset të kualifikohet, nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Sylvinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco