Arrigo Saki: Leao me mua nuk do të luante te Milani, as tek Italia

Arrigo Saki: Leao me mua nuk do të luante te Milani, as tek Italia

11:11, 24/10/2023

Mes protagonistëve të ndeshjes mes PSG-së dhe Milanit, një nga më të priturit është sigurisht Leao.

Portugezi do të jetë titullar në treshen e sulmit të Milanit, së bashku me Pulisic dhe Giroud.

Shumë trajnerë do të donin të ishin në vendin e Stefano Piolit dhe të mund të përbënin një kërcënim për kundërshtarët e nivelit të Leaos.

Shumë, por jo të gjithë, jo Arrigo Saki, i cili deklaroi: “Leao nuk do të luante me mua as te Milani e as tek Italia. Para se të nënshkruaja me një lojtar, e shikoja shumë në aspektin e personalitetit. Dhe nëse nuk ke lindur me një temperament të caktuar, është e vështirë ta përvetësosh.

Leao ka shumë cilësi dhe unë mendoj se ai është absolutisht një djalë i mirë. Në futboll, megjithatë, luan me njëmbëdhjetë lojtarë, të gjithë duhet të vrapojnë dhe të kenë një pozicion në fushë. Të gjithë vraponin te Milani im, ndërsa Leao ndonjëherë nuk e bën e kjo nuk tolerohet”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco