Premier League/ Arsenali kalon pengesën e radhës dhe ruan kreun

Premier League/ Arsenali kalon pengesën e radhës dhe ruan kreun

16:03, 04/05/2024

Arsenali nuk gaboi në “Emirates Stadium” dhe mposhti Bournemouth me rezultatin 3-0.

Vendasit ishin përgjatë gjithë kohës në superioritet sa i takon mënyrës së lojës.

Pjesa e parë ishte një komunikim i vazhdueshëm i sulmuesve londinezë me portierin e miqve, Travers.

Ky i fundit priti dhe shpëtoi disa herë portën e tij, por u penalizua vetëm në minutat finale të fraksionit të parë kur shkaktoi një 11-metërsh ndaj Kai Havertz.

Nga pika e bardhë, Bukayo Saka nuk gaboi dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë, Bournemouth tentoi diçka më shumë dhe rrezikoi në disa raste portën e Rayas.

Megjithatë, në të 70-tën, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta realizoi edhe golin e dytë me anë të Leandro Trossard.

Belgu nuk fali me një goditje teknike në brendësi të zonës.

Pak minuta më pas, Bournemouth gjeti goli me Semenyo, por aksioni ishte i pavlefshëm për shkak të një faulli të Solanke ndaj portierit Raya.

Në fund, Arsenali shënoi edhe të tretin me Declan Rice për të thelluar edhe më shumë rezultatin.

Kështu, Arsenali mori tre pikë të arta duke qëndruar në krye të Premier League me 83 pikë, katër më shumë se Manchester City që për momentin ka dy ndeshje më pak se “The Gunners”.

Nga ana tjetër, Bournemouth mbetet në vendin e 10 me 48 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco