Këpuca e Artë/ Haaland arrin Mbappenë, Kane mbetet në krye i shkëputur

Këpuca e Artë/ Haaland arrin Mbappenë, Kane mbetet në krye i shkëputur

11:33, 15/05/2024

Një dëmtim e ka ndalur Harry Kane, por sulmuesi i Bayern Munchen duket se tashmë do të jetë i paarritshëm në garën për “Këpucën e Artë”.

Futbollisti anglez ka shënuar 36 gola deri tani në sezonin 2023-2024 në Bundesligë dhe ka një shkëputje të theksuar ndaj Kylian Mbappe, i cili mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, respektivisht 27 gola.

Francezit në këtë pozicion iu bashkua mbrëmë Erling Haaland, i cili tashmë ka po ashtu 54 pikë, pasi realizoi dy herë në fitoren e Manchester Cityt ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-0.

Prapa tyre e shohim sensacionin e Stuttgartit, Serhou Guirassy, që ka 26 gola, përkatësisht 52 pikë, i ndjekur nga Lautaro Martinez i Interit, i cili është i katërti me 24 gola, respektivisht katër pikë më pak se Guirassy.

Ky sezon po shkon drejt fundit dhe Kane do ta fitojë këtë çmim prestigjioz individual, ndonëse në nivelin ekipor edhe në këtë sezon mbeti pa trofe.

Më poshtë mund ta shihni Top 10-shen e “Këpucës së Artë” 2023-2024.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco