Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Dortmund-PSG, statistikat dhe formacionet e mundshme të gjysmëfinales së Championsit

Dortmund-PSG, statistikat dhe formacionet e mundshme të gjysmëfinales së Championsit

09:51, 01/05/2024

Borussia Dortmund pret në shtëpi Paris Saint Germain në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, pasi e para u zhvillua të martën mbrëma në “Allianz Arena” mes Bayern Munich dhe Real Madrid.

Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante mes Dortmund dhe PSG-së, pasi dy skuadrat kanë shkaktuar befasi për të ardhur deri në këtë pikë.

Verdhezinjtë eliminuan Atletico Madridin, ndërsa parisienët gjigantin katalanas, Barcelonën.

Në fakt, përballja mes Dortmund dhe PSG sonte do të jetë e treta këtë edicion mes dy skuadrave që ishin në një grup të njëjtë.

PSG kishte fituar takimin në “Parc de Princes” 2-0, ndërsa ndeshja në “Signal Iduna Park” përfundoi barazim 1-1.

Gjithsesi tani është ndryshe pasi dy skuadrat nuk kanë më se çfarë të kalkulojnë dhe duan me çdo kusht kalimin në finale.

Formacionet e mundshme

Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can; Sancho, Brandt, Adeyemi; Füllkrug

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Hernández, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Mbappé, Barcola

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco