Marcus Rashford thyen heshtjen me një koment befasues pasi u la jashtë listës për Euro 2024

Marcus Rashford thyen heshtjen me një koment befasues pasi u la jashtë listës për Euro 2024

20:05, 21/05/2024

Marcus Rashford ka thyer heshtjen pasi trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, publikoi listën paraprake të futbollistëve të ftuar për Euro 2024.

Rashford nuk do të udhëtojë në Gjermani këtë verë pasi Gareth Southgate ka vendosur që të mos e bëjë atë pjesë të listës prej 33 lojtarëve të ftuar, e cila më pas do të shkurtohet në 26 lojtarë.

Ylli i Manchester Unitedit tani ka dhënë një mesazh në drejtim të Southgate dhe ekipit të Anglisë para Euro 2024.

Përmes rrjetit social Instagram, ai postoi një foto të ekipit të Anglisë, të shoqëruar me mbishkrimin: I uroj Gareth dhe djemve më të mirën për kompeticionin që po vjen.

Southgate ka ftuar lojtarë si Anthony Gordon dhe Eberechi Eze në vend të Rashford për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Pasi publikoi listën e lojtarëve të ftuar, Southgate dha një arsye lidhur me mungesën e Rashford.

“Këto janë vendime të vështira, po bëhet fjalë për lojtarë që janë shumë të mirë dhe kanë qenë një pjesë e rëndësishme e gjërave që kemi bërë.

Unë vetëm jam ndjerë se lojtarët e tjerë në atë pjesë të fushës kanë pasur sezone më të mira, kaq e thjeshtë”, ka thënë Southgate.

Duke marrë parasysh standardin e tij të lartë, Rashford, i cili ka rreth 60 paraqitje për ‘Tre Luanët’, ka pasur një sezon të dështuar.

Ai ka arritur të shënojë vetëm tetë gola në 42 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa përveç tij mungesa të theksuara gjithashtu ishin edhe Jordan Henderson, Raheem Sterling dhe Reece James.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco