Mbyllet aventura e Pochetinos te Chelsea

Mbyllet aventura e Pochetinos te Chelsea

20:42, 21/05/2024

Aventura e Maurizio Pochetinos në drejtimin e Chelseat ka marrë fund, edhe pse blutë londinezë ia dolën që të ngjiteshin deri në vendin e 6-të në renditjen e kampionatit dhe siguroi praninë në Europë.

Mediat britanike bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin për prishjen me marrëveshje të kontratës, pas vetëm një viti në drejtim të argjentinasit në klubin londinez.

Ai firmosi me këtë klub në verën e kaluar një kontratë dyvjeçare, por tashmë do të largohet duke i hapur rrugë një tjetër tekniku që do të ulet në stolin e skuadrës.

“The Telegraph” bën të ditur se klubi ka bërë bilancin sezonal dhe arritja në vendin e gjashtë nuk ka qenë bindëse për të vazhduar bashkëpunimin me argjentinasin.

Akordi është arritur sot dhe klubi do të bëjë së shpejti lajmërimin zyrtar për lamtumirën e tij, teksa ka nisur kërkimin për një trajner të ri.

Kieran MekKena i Ipsuiç, Sebastian Hënes i Shtutgartit, Mishel i Zhironës dhe Enco Mareska i Leisterit mendohet se janë kandidatët kryesorë të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco