Partizani dhe Vllaznia sigurojnë ‘Final Four’, Erzeni ‘shoqëron’ Kukësin në Kategorinë e Parë

Partizani dhe Vllaznia sigurojnë ‘Final Four’, Erzeni ‘shoqëron’ Kukësin në Kategorinë e Parë

18:06, 04/05/2024

U luajtën pasditen e sotme ndeshjet e javës së 34-t të Superligës.

Fitojnë Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta, ndërkohë që u mbyll në barazim 3-3 Erzeni-Kukësi.

Skuadra shkodrane fitoi 1-0 përballë Dinamo Cityt, duel që u vendos nga goli në shtesë i 18-vjeçarit Kevin Dodaj.

Ndërkohë, “Demat” iu falën golit të vonë të Alfred Mensah për të thyer me të njëjtin rezultat Skënderbeun.

Tri pikët edhe për Teutën, që triumfoi po 1-0 përballë Egnatias kryesuese. Artan Jazxhi realizoi golin e fitores për skuadrën durrsake.

Feston edhe Laçi, që mposhti 1-0 Tiranën. Indrit Prodani realizoi golin e fitores për bardhezinjtë e Armando Cungut.

Barazim 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit, me ekipin nga Shijaku që vulos rrëzimin në Kategorinë e Parë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur dy javë, që do të prodhojnë garë të fortë për vendin e dytë mes Partizanit dhe Vllaznisë, skuadrën e katërt që siguron “Final 4” dhe ekipin që do të luajë në “Play Out”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco