Notat e supersfidës Bayern-Real, zbuloni lojtarët me vlerësimin më të lartë

Notat e supersfidës Bayern-Real, zbuloni lojtarët me vlerësimin më të lartë

09:23, 01/05/2024

Bayerni i Mynihut dhe Reali i Madridit barazuan 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për vendasit golat i shënuan Leroi Sane dhe Herri Kejn, ndërsa për Real Madridin autor i dy golave ishte ylli brazilian Vinicius Zhunior.

Ekip më i mirë sipas Sofascore ishte Bayern Mynih që u vlerësua me notën 7.04, ndërsa Real Madridi mori notën 6.87.

Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte Toni Kros i cili u vlerësua me notën 8.5 falë asistimit magjik tek goli i parë si dhe paraqitjes fantastike në përgjithësi.

Me notë të lartë te Real Madridi u vlerësua edhe Vinicius Zhunior, i cili mori një 8.2 pas dy golave të shënuar.

Te Bayern Mynih, lojtari më i mirë ishte Herri Kejn me notën 8.3, ndërsa me paraqitje pozitive u vlerësua edhe Xhamal Musiala 7.9.

Dështimi i ndeshjes rezulton të jetë Lukas Vaskez cili mori notën 5.9 pasi shkaktoi penallti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco