ZYRTARE/ Juventus nuk humbet kohë, trajneri i ri nis nga puna

ZYRTARE/ Juventus nuk humbet kohë, trajneri i ri nis nga puna

13:58, 19/05/2024

Paolo Montero do të jetë trajneri i ri i Juventusit për dy javët e fundit. Lajmi është bërë zyrtar nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi uruguajan zë vendin e Massimiliano Allegrit, i cili u shkarkua pas tensionit të panevojshëm të krijuar në fund të finales së Kupës së Italisë.

Montero nuk ka kohë për të humbur, ai do fillojë menjëherë nga puna, me skuadrën që do zbresë shumë shpejt në qëndrën përgatitore. Në bazë të detajeve të publikuar nga mediat italiane, tekniku uruguaian nuk do të dalë në konferencë para ndeshjes së nesërme. Juventusi do të niset për në Bologna nesër në mëngjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco