Shqipëria U-17, Shkëmbi fton 20 futbollistë për dy miqësoret me Malin e Zi

Shqipëria U-17, Shkëmbi fton 20 futbollistë për dy miqësoret me Malin e Zi

17:32, 19/05/2024

Kombëtarja shqiptare U17 do të luajë dy miqësore me Malin e Zi U17 në datat 22 dhe 24 maj. Takimi i parë do të zhvillohet në Podgoricë, në kompleksin stërvitor FCSG.

Në datën 22 maj, duke nisur prej orës 17:45. Ndërsa ndeshja e dytë është programuar në stadiumin “Loro Boriçi” dy ditë më pas. Në orën 20:30.

Grumbullimi i kuqezinjve të vegjël do të nisë të hënën. Trajneri Bledi Shkëmbi ka publikuar listën me 20 lojtarët e thirrur për dy miqësoret ndaj Malit të Zi.

Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në ligat e huaja. Me ekipe si Empoli, Schalke 04, Novara, Genoa, Torino, Reggiana, Panathinaikos, CE L’Hospitalet, Koln dhe Sasso Marconi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco